Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, në fjalën e tij të fundit si komandant i KFOR-it derisa theksoi se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm që nga viti 1999, ka shtuar se ka shqetësime për humbjen e sigurisë për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura.
Ai ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është kornizë për zgjidhjen e çështjeve të hapura.
“Sigurisht, situata e sigurisë është përmirësuar ndjeshëm që nga nisja e KFOR-it, dhe dëshmia më e prekshme për këtë është fakti që sot forcat e KFOR-it janë reduktuar në më pak se 10% të asaj që ishin në vitin 1999. Dhe kjo nuk është aspak një arritje e vogël. Megjithatë, ende ka shqetësime për humbjen e sigurisë për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura, dhe pikërisht për këtë arsye roli i KFOR-it mbetet kritik, si dhe thelbësor për t’u parë si pjesë integrale e angazhimit të vazhdueshëm të bashkësisë më të gjerë ndërkombëtare. NATO vazhdon ta mbështesë plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe KFOR-i po luan rolin e vet në këtë drejtim. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është një kornizë për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe për arritjen e zgjidhjeve që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”, tha ai ndër të tjera.
Gjeneralmajori Barduani përfundoi mandatin e tij si Komandant i KFOR-it, duke ia dorëzuar detyrën gjeneralmajorit të ushtrisë Turke, Özkan Ulutaş.
Në ceremoninë e ndërrimit të Komandës në Shtabin e KFOR-it po marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe disa prej ministrave në detyrë.
Të tjera
Aktuale
Samiti Brdo-Brijuni mbahet nesër në Durrës, Kosovën e përfaqëson Osmani
Qyteti i Durrësit do të presë
Aktuale
Remitencat nga diaspora në vitin 2024 arritën në 1.3 miliardë euro
Sipas të dhënave që ka publikuar
Aktuale
Vjosa Osmani presidente edhe për një mandat, cili është qëndrimi i partive në Kuvend?
Gjashtë muaj para se t’i skadojë