Analisti Valon Syla ka propozuar që debati për Prishtinën të mbahet në një vend neutral dhe të transmetohej në të gjitha televizionet.
Ai ka propozuar që debati të moderohej nga kryetari i AGK’së, Xhemajl Rexha.
Në këtë mënyrë, sipas tij nuk do të kishte nënçmim për gazetarët dhe analistët.
“Më e mira e debateve për Prishtinën do të ishte që të mbahet në një vend neutral si Bibloteka Kombëtare, që do ta transmetonin të gjitha televizionet sikur në Shtetet e Bashkuara… Për shembull… do të mund ta moderonte Xhemajl Rexha, Kryetar i Asociacionit të Gazetarëve Profesionist, dhe televizionet kryesore me link do të mund ta ta transmetonin simultanisht drejtëpërdrejtë… Nëse nuk mundet Kryetari Rexha, le ta zgjedhin një moderator tjetër të koncensusit, dhe do të ishte ideale. Përndryshe, kandidatët me preferenca, jo këtu, jo aty në atë televizion janë nënçmim për gazetarë dhe komentatorë të analizës zgjedhore. Po e shkruaj këtë si opcion propozim për shtabe zgjedhore të kryeqytetit që le ta mendojnë si opcion. Çfardo tjetër zgjidhje krijon ndasi dhe nençmim të panevojshëm. Vendosni, ose në krejt televizionet, ose në asnjë. Në një terren neutral do të ishte zgjidhje objektive.”



Të tjera
Aktuale
Irani mbyll sërish ngushticën e Hormuzit
Ngushtica e Hormuzit është mbyllur plotësisht,
Aktuale
Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e Grupeve Parlamentare jo të deputetëve
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë
Aktuale
Sulmet izraelite ndaj Libanit janë ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit, thotë presidenti iranian
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se