Policia në Gjilan ka njoftuar se është dorëzuar një i dyshuar për vrasjen e rëndë që ka ndodhur më 18 shtator në Debëlleh të Vitisë.
Ai kishte qenë në arrati.
I dyshuari ëështë ndaluar për 48 orë.
“Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektorit Rajonal të Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, si rezultat i veprimeve të vazhdueshme hetimore intensive, intervistave, zbatimit të masave të veçanta hetimore si dhe kontrolleve të përsëritura në disa lokacione të identifikuara si të mundshme për strehim (fshehje) e të dyshuarit, ka arritur të ushtrojë presion të vazhdueshëm që besohet se ka çuar në dorëzimin e të dyshuarit sot me datën 01.10.2025. I dyshuari J.I. (viti i lindjes 1987) mashkull kosovar, shtetas i Kosovës, dyshohet se është i përfshirë në rastin e veprës penale ‘’Vrasje e rëndë’’ të ndodhur me datën 18.09.2025 në fshatin Debëlldeh të Komunës e Vitisë. I njëjti që nga ajo kohë deri më sot ka qenë në arrati. I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes. Hetimet rreth rastit janë vazhdim e sipër në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.”



Të tjera
Lajme
Rrahje në Podujevë, dy të lënduar e katër të arrestuar
Një rrahje ka ndodhur mes disa
Lajme
Osmani uron Kurban Bajramin: Të hapen zemrat për dashuri, solidaritet dhe paqe
Kandidatja për presidente nga radhët e
Aktuale
Abdixhiku uron Kurban Bajramin: Është një ditë reflektimi, mirësie e bashkimi
Kryetari i LDK-së dhe kandidati për