Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila thotë se ka pritur nga Gjykata Kushtetuese që të ketë një aktgjykim të plotë për shkak se ka elemente të paqartësisë në raport me procedurën e zgjedhjes së nënkryetarit.
Kusari- Lila thotë se partitë opozitare duhet të ishin më shumë insistuese në konstituimin e Kuvendit.
Ajo tha partia e saj nuk do ta voton asnjë kandidatë të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.
“Unë kam pritur të paktën që Gjykata Kushtetuese ta ketë aktgjykimin e plotë të publikuar për shkak se ka shumë elemente të paqartësisë në raport me procedurën e zgjedhjes së nënkryetarit apo intepretimit të tyre, megjithatë doli vetëm njoftimi. Ne njëfarë mënyre kemi lënë shtetin peng, punën e institucionet më të lartë të shtetit Kuvendit, ne jemi republikë parlamentare kemi një parlament jofunksional gjatë gjithë vitit 2025… Ne kemi qeverinë në detyrë, por në këto rrethana partitë opozitare do duhej të ishin shumë më insistuese në konstituimin e Kuvendit duke marrë parasysh edhe përvojën e mëhershme mos votimin e komisionit për votim të fshehtë qoftë ajo edhe me refuzim ndaj atij komisioni, por që të hiqet pengesa nga rruga.
Ne nuk mund t’ia imponojmë deputetëve të komunitetit në shumicë e jo serbe votimin në pako me nënkryetarin e komunitetit serb. Ekzistojnë dy skenarë që unë i shoh dhe mund të ndodhin që janë më të realizueshme e para është nëse kthehet votimi vetëm për kandidatët e komunitetit serb, atëherë ne kemi deklaruar publikisht dhe është qëndrim i palëkundur i VV-së, që ne nuk votojmë për kandidatëve të Listës Serbe, ne marrim pjesë, por vota jonë është votë kundër. Ne mund t’i shprehim pakënaqësitë e tona me përbërjen e aktgjykimit, por praprë e ripërsëris se vullnetin politik nuk mund t’ia imponojë as Gjykata Kushtetuese një grupi parlamentar”, ka deklaruar Kusari-Lila në Teve1.



Të tjera
Aktuale
Martens, Osmanit: Kam raportuar për oligarkët rusë, kriminelët serbë të luftës, e s’jam paditur kurrë…
Gazetari i FAZ, Michael Martens, thotë
Aktuale
“Gjasat më të mëdha për tu zgjedhë president i ka Abdixhiku – Kurtit nuk i konvenon Osmani
Analisti Nexhmendin Spahiu tha në Pressing
Aktuale
VV në mbrojtje të shkeljes që bëri, sulmon Kushtetuesen
Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës