Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se, pas një vere të nxehtë dhe të thatë, rajoni dhe vendi ynë gjatë këtyre ditëve do të përfshihet nga reshjet të shiut dhe borës së parë
Njoftimi i plotë i IHMK-së, pa ndërhyrje:
Duke filluar nga data 01.10.2025 e deri më 03.10.2025, i tërë vendi do të përfshihet fillimisht nga reshje të shiut, të cilat më të shprehura do të jenë në pjesën lindore dhe jug-lindore, të cilat herë pas here mund të jenë me intensitet më të lartë dhe me potencial për të krijuar vërshime të shpejta.
Më të përfshirë do të jenë pellgu i Moravës së Binçës dhe i Lepencit.
Po ashtu, gjatë këtyre ditëve priten ulje të ndjeshme të temperaturave dhe si pasoj reshjet e shiut do të kthehen në reshje të borës, sidomos në zonat më të larta malore, por ajo pritet të bie edhe në disa zona më të ulëta. Duke pasur parasysh, verën shumë të thatë, nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore. /Zëri



Të tjera
Aktuale
Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e Grupeve Parlamentare jo të deputetëve
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë
Aktuale
Sulmet izraelite ndaj Libanit janë ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit, thotë presidenti iranian
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,