Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të dielën e kaluar në Bruksel, ku është gjetur trupi i një burri 29-vjeçar, i varur pas një tabele sinjalizimi, pranë zonës së Anderlecht.
Sipas konfirmimeve nga Prokuroria e Brukselit, viktima është me origjinë shqiptare dhe vdekja po konsiderohet si e dyshimtë, ndërsa hetimet janë në zhvillim.
Trupi u gjet në një nga zonat e ndjeshme të qytetit, pranë qendrës tregtare Westland Shopping, afër Peterbos, një vend i njohur për aktivitet të lartë të trafikut të drogës. Prokuroria njoftoi se viktima ishte e varur me një kabllo, në pjesën e pasme të tabelës rrugore. Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm një mjek ligjor, Policia Federale Gjyqësore dhe një gjykatës hetues.
Edhe pse pista e vetëvrasjes nuk është përjashtuar, autoritetet po hetojnë gjithashtu mundësinë e përfshirjes në rrjete kriminale, për shkak të natyrës së dhunshme të ngjarjes dhe vendndodhjes së trupit.
Një burim i afërt me hetimet tha se “ngjarja ngjan me metodat e karteleve meksikane”, që shpesh përdorin ekzekutime brutale publike si mesazh ndaj rivalëve ose bashkëpunëtorëve të dyshuar.
Ndërsa hetimi vazhdon, autoritetet nuk kanë konfirmuar ende një lidhje të drejtpërdrejtë me ndonjë bandë apo rrjet të trafikut të drogës, por theksojnë se kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese e rritjes së dhunës së organizuar në Bruksel, e cila ka shënuar disa incidente të rënda në vitet e fundit.
Rasti ngjason me ngjarje të regjistruara në Meksikë, ku trupat e viktimave janë ekspozuar në mënyrë të tillë për të frikësuar kundërshtarët dhe për të dërguar mesazhe të qarta brenda botës së krimit të organizuar.
Hetimet pritet të zbulojnë më shumë në ditët në vijim mbi rrethanat e vdekjes së shqiptarit dhe nëse kemi të bëjmë me një krim të porositur nga rrjete të trafikut ndërkombëtar të drogës.



Të tjera
Lajme
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve: Nëse situata mbetet e qetë, çmimet mund të bien gradualisht
Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së
Aktuale
Pse u anulua tenderi 211 mijë euro për zyrtaret femra të Policisë së Kosovës?
Policia e Kosovës ka anuluar një
Aktuale
Bota reagon pas armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit
Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë