Princ Dobroshi është dënuar me 13 vite burg për 10 ton kokakinë, pasi u shpall fajtor për nga Gjykata e Landit në Hambur.

BILD shkruan se Dobroshi do të paguaj 8 milionë euro gjobë ndaj shtetit.

Kokaina prej 10 ton sasi u vinte nga Amerika e Jugut dhe Qendrore me anije, përmes portit të Hamburgut në vitin 2020.

Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për bastisjen në shtëpinë e tij në Pejë.

Plot 3 dekada në këtë biznes

61-vjeçari Dobroshi e ka nisur karrierën e tij si trafikant që në vitin 1999. Pas arrestimit të tij në shtetin Norvegjez në vitin 1993 dhe arratisjes në vitin 1997, ai u kap përsëri në Pragë fiil pas dy viteve dhe u lirua në vitin 2005.

Trafikanti organizonte transpotin dhe marrjen e mallit i cili vinte nga Kolumbia dhe Brazili përmes Atlantikut me destinacion përfundimtar Hamburgun.

Aplikacioni që solli fundin e kokës së krimit

Dobroshi mori fund nga aplikacioni i koduar EncroChat. Fill pas kësaj ai u arrestuan në vitin 2023 në Shqipëri dhe në vitin 2024 u ekstradua në Gjermani.

Rrëfimi i tij pranë autoriteteve përkatëse lehtësoj dënimin dhe në këtë mënyrë u kursyen 42 seanca gjyqësore raportoi për BILD zëdhënësja e gjykatës, Dr. Marayke Frantzen.

Jo vetëm burg, por edhe 8 milion euro ekstra për shtetin

Ndonëse në vitin 2020 iu sekuestruan 2,5 milionë euro para cash, shteti nuk mjaftohet me kaq. As burgu nuk është i mjaftueshëm për kokën e krimit të organizuar. Ndaj shteti do ti konfiskojë përsëri pasuritë me vlerë 8,2 milionë euro.