Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në qytetin Oltenburg të Gjermanisë, ku katër persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri.
Sipas të dhënave të para nga hetimet, një burrë vrau bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, përpara se të kryente vetëvrasje.
Policia gjermane ka rrethuar lagjen Osternburg, ku ndodhi krimi, dhe ka bllokuar qarkullimin në zonë për arsye sigurie. Viktimat janë gjetur të pajetë brenda një shtëpie, ndërsa hetuesit ndodhen ende në fazën fillestare të zbardhjes së rastit.
Deri më tani nuk janë publikuar identitetet e viktimave, as motivi që çoi në këtë tragjedi./Albinfo.ch



Të tjera
Lajme
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve: Nëse situata mbetet e qetë, çmimet mund të bien gradualisht
Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së
Aktuale
Pse u anulua tenderi 211 mijë euro për zyrtaret femra të Policisë së Kosovës?
Policia e Kosovës ka anuluar një
Aktuale
Bota reagon pas armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit
Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë