Një nga momentet më të tensionuara dhe të rrezikshme të sigurisë në Kosovën e pasluftës u shënua më 24 shtator 2023, kur njësitë speciale të Policisë së Kosovës u përballën me një grup të armatosur terrorist në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit.
Ngjarja filloi në orët e hershme të mëngjesit, kur një patrullë policore ra në pritë nga persona të armatosur rëndë, të cilët ishin pozicionuar në mënyrë të organizuar në një manastir të zonës.
Nga sulmi fillestar mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa disa zyrtarë të tjerë policorë u plagosën.
Ky akt u konsiderua menjëherë si një sulm terrorist dhe një kërcënim serioz për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
TV1 ka publikuar disa pamje:



Të tjera
Aktuale
Dogana publikon rregullat e reja – deri në 430 euro mallra pa taksa për udhëtarët
Dogana e Kosovës ka publikuar një
Lajme
Ndalohet importi i deleve e dhive nga Shqipëria, shkak murtaja
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka
Aktuale
Abdixhiku nuk i lë në kryesi Imri Ahmetin, Arben Gashin, Driton Selmanajn, Xhafer Tahirin…
Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës, njoftoi