Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë, ka zhvilluar një operacion në tri lokacione në kryeqytet dhe Fushë Kosovë, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë, para dhe pajisje të ndryshme.
Në raportin 24-orësh, thuhet se gjatë bastisjeve janë konfiskuar një armë zjarri AK-47, dy pistoleta, një revole laps, tre karikatorë, 58 fishekë, katër telefona, pajisje DVR, 3920 euro para të gatshme, dy thika, dy SIM kartela, një pasaportë e Serbisë, një peshore elektrike, një llap top, dy kartela bankare, një maskë dhe një jelek për mbajtje të armëve të zjarrit.
Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar, shtetas kosovarë/shqiptarë të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Gjatë zhvillimit të një operacioni, në koordinim me prokurorinë, janë bastisur tri lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar: një arme zjarri AK-47, dy pistoleta, një revole laps, tre karikatorë, katër telefona, 58 fishekë, paisje DVR, 3920 euro, dy thika, dy SIM kartela, një pasaportë e Serbisë, një peshore elektrike, një llap top, dy kartela bankare, një maskë, një jelek për mbajtje të armëve të zjarrit. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.



Të tjera
Aktuale
Rama: Shteti nuk është agjenci turistike e Vetëvendosjes!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,
Lajme
Rrahje në Podujevë, dy të lënduar e katër të arrestuar
Një rrahje ka ndodhur mes disa
Lajme
Osmani uron Kurban Bajramin: Të hapen zemrat për dashuri, solidaritet dhe paqe
Kandidatja për presidente nga radhët e