Vranësirat largohen paraditen e së enjtes, e më pas do të ketë intervale me diell. Me zhvillime të vranësirave lokale, përgjatë zonave malore nuk duhet përjashtuar mundësia për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu orëve të pasdites. Temperatura minimale mbesin më të larta ndërmjet 14C e 17C, ndërsa maksimalet lehtazi në rënie, 26C e 27C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e juglindore 2-6m/s.
Vranësirat do të dominojnë vendin ditën e premtë. Duke shkuar nga mbrëmja paraqiten kushte për rrebeshe shiu. Temperaturat vazhdojnë me rënie në 23C. Në fundjavë pritet një rënie më e theksuar e temperaturave deri në 12C e 14C ditën e diel.
Rrebeshe shiu paraqiten ditën e shtunë në pjesë të vendit, derisa të dielen reshjet po pritet të jenë më të vazhdueshme, më tipike vjeshtore. Vranët e me shi parashihet ditën e hënë. Temperaturat minimale zbresin deri në 9C e 10C. Erërat frynë më shumë nga lindja e verilindja, të lehta dhe mesatare, 4-10m/s, njofton Mendimi për Motin.



Të tjera
Uncategorized
Zjarri kaplon një autobus në Skënderaj
Një autobus është kapluar nga zjarri
Uncategorized
AAK-ja zyrtarizon këngëtarin e njohur si kandidat për deputet
Aleanca për Ardhmërin e Kosovës ka
Uncategorized
Osmani takohet me Radoniqin e KQZ-së, kërkon proces zgjedhor të rregullt
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka