Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, në dyvjetorin e sulmit në Banjskë ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku ka thënë se ai humbi jetën duke mbrojtur sigurinë dhe sovranitetin e vendit.
Abdixhiku ka shtuar se rreshteri Bunjaku ka dëshmuar se shërbimi ndaj atdheut është mbi çdo gjë personale.
“Sot, shënohen dy vite nga rënia në detyrë e policit të Republikës së Kosovës, heroit, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën duke mbrojtur sigurinë dhe sovranitetin e vendit tonë. Afrim Bunjaku, u vra nga pjestarë të një grupi terrorist të sponzorizuar e komanduar nga Serbia, derisa po ushtronte punën, duke dëshmuar se shërbimi ndaj atdheut është mbi çdo gjë personale. Por Afrim Bunjaku nuk ishte vetëm një polic në krye të detyrës. Ishte një njeri me vlera të mëdha, që zgjodhi të qëndrojë deri në fund për parimet e lirisë, drejtësisë dhe rendit demokratik.”
Ai ka thënë se sakrifica e Bunjakut mbetet një kujtesë e gjallë për sfidat me të cilat përballet Kosova.
Abdixhiku është shprehur se përgjegjësia për këtë sulm i takon jo vetëm autorëve të drejtpërdrejtë, por edhe atyre që e ideuan dhe e nxitën, e të cilët duhet të mbahen përgjegjës para drejtësisë.
“Sakrifica e tij mbetet një kujtesë e gjallë për sfidat me të cilat përballet Kosova, por edhe për vendosmërinë tonë për të mos u dorëzuar përballë dhunës dhe përpjekjeve për destabilizim. Përgjegjësia për këtë akt kriminal i takon jo vetëm autorëve të drejtpërdrejtë, por edhe atyre që e ideuan dhe e nxitën, e të cilët duhet të mbahen përgjegjës para drejtësisë. Afrim Bunjaku është mishërim i asaj ç’do të thotë t’i shërbesh shtetit me nder. Ai jeton në kujtimin tonë kolektiv si një nga heronjtë më të devotshëm të këtij vendi. Nderim i përjetshëm për jetën dhe veprën e tij!”



Të tjera
Aktuale
Martens, Osmanit: Kam raportuar për oligarkët rusë, kriminelët serbë të luftës, e s’jam paditur kurrë…
Gazetari i FAZ, Michael Martens, thotë
Aktuale
“Gjasat më të mëdha për tu zgjedhë president i ka Abdixhiku – Kurtit nuk i konvenon Osmani
Analisti Nexhmendin Spahiu tha në Pressing
Aktuale
VV në mbrojtje të shkeljes që bëri, sulmon Kushtetuesen
Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës