Analisti politik Visar Ymeri ka vlerësuar se gara për kryetar të Prishtinës është e hapur dhe do të shkojë në balotazh.
Sipas Ymerit, problemi kryesor për kandidatin e VV-së, Hajrullah Çeku është se ai shihet si përfaqësues i Qeverisë, e cila në të kaluarën ka bllokuar projekte të rëndësishme për kryeqytetin.
“Në Prishtinë ka garë, absolutisht ka balotazh. Mendoj që Përparim Rama është i pari, mendoj që Rama nëse krahason me vitin 2021, konfidenca në debate është shumë më e madhe se sa ka qenë herën e kaluar. E dyta është se Hajrullah Çeku mundet me pas ndonjë paraqitje të mirë, nuk e përjashtoj, Çeku nuk është njeri jo elokuent. Mirëpo qytetarët e Prishtinës nuk duhet me harru që Çeku ka qenë ai përfaqësuesi i Qeverisë që i ka bllokuar do projekte të rëndësishme për Prishtinën. Ky ka qenë bllokuesi kryesor i projekteve, që janë të rëndësishme për qytetin…
Qeveria bllokuese dhe qeveria e bllokadës nuk di me zhblloku. Dhe rrjedhimisht këta çka po dëshirojnë me bë është se atë bllokadën në nivel qendror po dëshirojnë nëpër komuna”, ka thënë Ymeri në Debat Plus.



Të tjera
Aktuale
Rama: Shteti nuk është agjenci turistike e Vetëvendosjes!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,
Lajme
Rrahje në Podujevë, dy të lënduar e katër të arrestuar
Një rrahje ka ndodhur mes disa
Lajme
Osmani uron Kurban Bajramin: Të hapen zemrat për dashuri, solidaritet dhe paqe
Kandidatja për presidente nga radhët e