Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar rëndësinë që Gjykata Kushtetuese të funksionojë në mënyrë të pavarur.
Ai u takua gjatë ditës së sotme me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi.
Hargreaves ka nënvizuar se vendimet e Kushtetueses duhet të respektohen dhe të zbatohen nga udhëheqësit politikë.
E në fillim të muajit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka hedhur akuza të forta ndaj Gjykatës Kushtetuese duke e quajtur “hije politike të opozitës” ndaj Vetëvendosjes.
“Britania e Madhe pret që vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstitutimin e Kuvendit të respektohen dhe zbatohen nga liderët politikë me qëllim që t’i jepet fund ngërçit në të cilin Kosova ka ngecur për kohë të gjatë, në mënyrë që Kuvendi dhe një qeveri e re të mund të fillojnë punën në interes të popullit të Kosovës.”, ka shkruar Hargreaves në X.



Të tjera
Lajme
Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se “triumfuan” në luftë
Një këshilltar i presidentit të Emiratet
Aktuale
Starmer thotë se Britania “do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbështetur dhe ruajtur armëpushimin” SHBA-Iran
Kryeministri britanik, Keir Starmer thotë se
Aktuale
Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit
Çmimet e naftës ranë ndjeshëm dhe