E rëndë: Ky është njëri nga personat që humbi jetën në aksidentin me dy të vdekur në Klinë

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Pejë–Prishtinë, në fshatin Zajm të Klinës, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të sigurta bëjnë me dije se rreth orës 05:00, një veturë Audi A6 ngjyrë hiri, që drejtohej nga Veton Kastrati, 33-vjeçar duke lëvizur nga Peja drejt Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë ka kaluar në shiritin e majtë të rrugës.

Si pasojë, Audi është përplasur me një minibus Mercedes që po vinte nga drejtimi i kundërt, e më pas është shtyrë dhe goditur nga një kamion transportues mallrash Man.

Nga përplasja e fuqishme, drejtuesi i veturës, Veton Kastrati, dhe një pasagjer në Audi kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tyre e ka konfirmuar mjeku kujdestar i autoambulancës. Ndërkohë, dy persona të tjerë, A. B. dhe F. M. kanë pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, përfshirë edhe Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen në IML për obduksion.

Hetimet për këtë ngjarje tragjike po vazhdojnë nga Njësia e Hetimeve të Aksidenteve.

Të tjera

Showbiz

A është fejuar Sara Hoxha, ky detaj thotë shumë

Sara Hoxha, ish-partnerja e reperit Ledri