Ish-këshilltari i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Reg Pula, i ka kërkuar kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez, që Madridi ta njohë Kosovën, ashtu siç bëri me Palestinën.
Ai në një shkrim në X, ku Sanchez mirëpriti njohjen e Palestinës nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia, komentoi duke shkruar se njohja e Palestinës nga Spanja ua hapi rrugën shteteve të tjera.
“Megjithatë, mosnjohja e Kosovës nga Spanja forcon paqëndrueshmërinë në një pjesë tashmë të paqëndrueshme të Europës”.
“Nëse siguria e Europës do të jetë qendrore për strategjinë e Mbretërisë së Bashkuar, ajo duhet të kërkojë ta përfshijë Spanjën në këtë çështje”, shkroi Pula i cili është edhe drejtor i Rud Petersen, trupit evropian të komunikimeve strategjike.



Të tjera
Aktuale
Rama: Shteti nuk është agjenci turistike e Vetëvendosjes!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,
Lajme
Rrahje në Podujevë, dy të lënduar e katër të arrestuar
Një rrahje ka ndodhur mes disa
Lajme
Osmani uron Kurban Bajramin: Të hapen zemrat për dashuri, solidaritet dhe paqe
Kandidatja për presidente nga radhët e