Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, ku i akuzuari kryesor është Naim Murseli.
Ish- drejtori i Psikiatrisë Forenzike në QKUK, Shpend Haxhibeqiri ka shpalosur detaje për raportin psikiatrik, të Naim Murselit si dhe Granit Plavës, transmeton IndeksOnline.
“Graniti gëzon shëndet të plotë mental dhe veprimet e tij skanë qenë të ndikuara nga nje proces patologjik psikik”, ka thënë Haxhiberiqi.
“Graniti na ka treguar që ka pas një aksident me motor dhe ka qënë në spital ndërsa sa i përket pasojave ato janë përjashtuar. Ky aksident ka kaluar pa ndonjë dëmtim në strukturën e trurit të tij që do të thotë se truri i tij funksionon pa telashe”, ka shtuar tutje ai.
Ai tutje ka deklaruar se Plava nuk është përdorues i substancave narkotike dhe alkoolit.



Të tjera
Aktuale
Irani mbyll sërish ngushticën e Hormuzit
Ngushtica e Hormuzit është mbyllur plotësisht,
Aktuale
Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e Grupeve Parlamentare jo të deputetëve
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë
Aktuale
Sulmet izraelite ndaj Libanit janë ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit, thotë presidenti iranian
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se