Arbenita Zija-Aliu, avokatja e rreshterit Sami Hoti, ka bërë të ditur se ky i fundit së bashku me policët e tjerë janë rikthyer në detyrat policore. Avokatja ka theksuar se , Policia e Kosovës ka vlerësuar se në rastin e Sami Hotit nuk ka pasur shkelje disiplinore dhe ka vendosur që ta kthejë atë në detyrën ku ka qenë.
Avokatja ka vlerësuar edhe se ky vendim dëshmon një qasje të matur dhe të drejtë, duke e trajtuar këtë rast me vlerësim profesional dhe kredibilitet institucional, shkruan Gazeta Express.
Postimi:
Rreshteri Sami Hoti së bashku me tre policët e tjerë, para pak minutash u kthyen në detyrat policore, Policia e Kosovës ka vlerësuar se në rastin e Sami Hotit nuk ka pasur shkelje disiplinore dhe ka vendosur që ta kthejë atë në detyrën ku ka qenë. Ky vendim dëshmon një qasje të matur dhe të drejtë, duke e trajtuar këtë rast me vlerësim profesional dhe kredibilitet institucional.
Sami Hoti e ka dëshmuar dinjitetin e tij jo vetëm gjatë luftës, por edhe më pas, nën uniformën policore në aksione të shumta ku ka shërbyer me përkushtim për vendin. Edhe gjatë kësaj periudhe të suspendimit, ai ka treguar qetësi dhe integritet, duke e konfirmuar edhe një herë karakterin e tij të palëkundur si polic dhe si qytetar, andaj si përfaqësuese ligjore e tij kam thirrë për reflektim bazuar në dispozitat konkrete të Aktit administrativ si dhe Ligjit për policinë.
Vendimi për rikthimin e tij në detyrë është një dëshmi se drejtësia dhe përgjegjësia institucionale janë vlera që Policia e Kosovës di t’i ruajë dhe respektojë.



Të tjera
Aktuale
Këto janë krejt rastet e shkeljeve të Kushtetutës
Kosova sot shënon Ditën e Kushtetutës,
Aktuale
Seanca për Kosovën në OKB, Shfi i UNMIK-ut: Shpresoj për një takim Kurti-Vuçiq në të ardhmen e afërt
Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, ka
Aktuale
Nafta rikthehet në 100 dollarë për fuçi, ndërsa qarkullimi mbetet i ngadaltë në Ngushticën e Hormuzit
Çmimi i naftës u rikthye në