Në orët e hershme të së enjtes policia në Zubin Potok ka pranuar informata se një person ka dalë nga shtëpia e tij dhe dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër Lepencit.
Policia rreth orës 8:00 e ka gjetur trupin e pajetë në ujërat e kanalit dhe është nxjerrë prej aty.
Bëhet fjalë për R.M. 59 vjeç.
“Menjëherë pas pranimit të informatës njësitë policore së bashku me zjarrfikësit, kanë ndërmarrë veprimet e kërkimit në terren. Rreth orës 08:00 diku rreth 3 kilometra nga vendi ku dyshohej se kishte rënë viktima, është gjetur trupi i pajetë në ujërat e kanalit të Ibër Lepencit dhe e njëjta është nxjerrë jashtë kanalit. Viktima është identifikuar me inicialet R.M. e gjinisë femërore 59 vjeçare. Në vendngjarje kanë dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen, po ashtu në vend-ngjarje kanë dalë edhe njësit e hetimeve rajonale. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion. Policia e Kosovës, në koordinim me institucionet relevante, po vijon me procedurat e nevojshme ligjore lidhur me këtë rast.”



Të tjera
Aktuale
VV në mbrojtje të shkeljes që bëri, sulmon Kushtetuesen
Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës
Aktuale
Plakolli i LDK-së: Peci s’na e pranoi një emër për drejtor me këtë arsyetim
Kreu i Degës së LDK-së në
Aktuale
Rizvanolli kërkon sakrificë: Blloqet duhet të ndalen për disa muaj
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane