Vetëm para pak ditësh Turqia u zgjua në një gjendje të tmerrshme, si të kishte ndodhur në luftë e përgjakshme. Në fakt nuk ishte e tillë, por në rajon jugor i saj, duke përfshirë edhe një sipërfaqe të Sirisë së veriut, u trondit nga një tërmet i frikshëm me mangitudë prej 7.6 ballësh.
Deri më tani bilanci tragjik i viktimave është 9600, por kërkimet vazhdojnë dhe fatkeqësisht ky numër pritet të rritet akoma më shumë.
Siria braktiset mes dëshpërimit, bota i ka sytë nga Turqia pas tërmetit tragjik
Edhe pse Turqia përballet shpesh me lëkundje të pllakave tektonike, gjatë viteve nuk ka pasur asnjë zhvillim për të minimizuar dëmet e tërmeteve të tilla. Të kundërtën ka bërë Japonia, që gjithashtu është një vend, që përballet shpesh me tërmete.
Së fundmi në Japoni është shpërndarë videoja e një tërmeti të frikshëm me magnitudë prej 9.2 ballësh ku shohim ndërtesa gjigante, që nuk duan t’ia dinë për lëkundje të tilla dhe nuk pësojnë asnjë dëmtim.