• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Siria braktiset mes dëshpërimit, bota i ka sytë nga Turqia pas tërmetit tragjik

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
në Botë, Lajme
ShareShareShare

E njëjta video tregon më tej trupat ruse duke shpërndarë ndihma humanitare për banorët e traumatizuar të qytetit historik. Dhe kjo duket deri tani e vetmja ndihmë nga jashtë që kanë marrë.

Gjysmëhëna e Kuqe siriane i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të heqë sanksionet e vendosura ndaj regjimit të presidentit autoritar sirian, Bashar al-Assad, për të lehtësuar përpjekjet e shpëtimit, në mënyrë që ndihma ndërkombëtare të mbërrijë dhe për banorët e zonave në anën siriane te kufirit, të prekur nga tërmetet shkatërrimtare të së hënës dhe nga paslëkundjet që nuk reshtin. Të vetmit me sa duket që ka lejuar të nisen atje, janë forcat e aleates së vjetër të Assadit, Moskës.

LEXO EDHE KETE

Alarmante: Turqia goditet nga një tërmet tjetër

Por në këto momente, njerëzve të përballur me tragjedinë e humbjes së të afërmve, humbjes së cdo gjëje që zotëronin e që për të cilën kishin punuar në jetë, politika është gjëja e fundit që u shkon në mendje.

Ato që do të mbeten ndërkohë gjatë të rrënjosura në memorien kolektive, janë imazhe tragjike si kjo video e një vogëlushi 3 vjeçar të bllokuar nën rrënoja, të cilit ekipet e shpëtimit mundohen t’i japin ujë përmes kapakut të një shisheje, teksa vijojnë punën për nxjerrjen e tij e për ta shpëtuar nga kthetrat e vdekjes, një mision që në fund, fatmirësisht, u mbyll me sukses.

Anekënd botës jehon sakaq dënesa e dhimbshme e Samer Al-Saraqbit nga qyteti verior sirian i Xhindiresit, i cili humbi 12 pjestarë të familjes në këtë fatkeqësi.

“Jemi të shkatërruar krejtësisht, ne s’ka kush të na shpëtojë”, thotë burri mes lotësh teksa shtrëngon në krahë trupin e fëmijës së tij të pajetë.

Shpesh, edhe thjesht me duar, banorët përpiqen t’i nxjerrin vetë njerëzit nga rrënojat.

“I dëgjojmë zërat e tyre, e kuptojmë që janë gjallë, po përpiqemi por s’kemi sesi t’i nxjerrim. Nuk kemi mjete, nuk kemi asnjë lloj kapaciteti këtu. I bëjmë thirrje çdo vendi që të mundet, bëjmë thirrje për hir të njerëzve këtu, na ndihmoni. Nëse keni ndërgjegje, na ndihmoni”, tha një banor.

Me spitalet e mbushur plot, shumë të lënduarve ndihma e parë u jepet në rrugë apo në automjete. Lufta civile shumëvjecare e ka lënë Sirinë pa kapacitetet e nevojshme për të menaxhuar katastrofa të mëdha, ndërsa apelet për ndihmë nga perëndimi bëhen gjithmonë e më të dëshpëruara, aq më tepër që tërmeti në këtë pjesë të kufirit goditi më shumë pikërisht ata njerëz, të cilët edhe më parë jetonin në kushtet e një varfërie të thell./Botapress.info/

Tags: \SiriTermetturqi

Të ngjashme

Lajme

Harta e re sizmike – E gjithë Shqipëria e rrezikuar nga tërmetet

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Kosovë

Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Kosovë

Tërheqja e mjeteve Nga Trusti – Opozita sërish i kërkon ekzekutivit të lëviz

nga Bota Press
28 Mars, 2023
Kosovë

Zv-ministri i Mbrojtjes konfirmon aksidentin, thotë se është mirë më shëndet

nga Bota Press
28 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Harta e re sizmike – E gjithë Shqipëria e rrezikuar nga tërmetet
  • Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër
  • Tërheqja e mjeteve Nga Trusti – Opozita sërish i kërkon ekzekutivit të lëviz
  • Zv-ministri i Mbrojtjes konfirmon aksidentin, thotë se është mirë më shëndet
  • Zgjatet afati i aplikimit për subvencione

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.