Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin turistik të Budvës, ku në plazhin e vendbanimit Krimovica ndodhi një shpërthim i fuqishëm i një boce për zhytje. Si pasojë, një fëmijë – shtetas i huaj – ka mbetur pa një dorë, ndërsa dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta.
Autoritetet malazeze kanë arrestuar shtetasin serb nga Beogradi, M. B. (45 vjeç), i cili dyshohet për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “kryerje të veprimtarisë së paligjshme”. Sipas policisë, ai ka përdorur pajisje zhytjeje pa licencë dhe jashtë çdo protokolli sigurie.
Sipas informacioneve zyrtare, eksplozioni ndodhi pranë vijës bregdetare, kur një bombol oksigjeni për zhytje shpërtheu. Fragmentet e bombolës goditën fëmijën në dorë, duke shkaktuar amputim të menjëhershëm. Ai u transportua me urgjencë në spital për trajtim të specializuar.
Dy persona të tjerë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes pësuan lëndime më të lehta dhe kërkuan ndihmë mjekësore.



Të tjera
Lajme Showbiz
Motra e madhe e Genta Ismajlit qenka një yll i vërtetë
Këngëtarja Genta Ismajli ka ndarë një
Aktuale
Kica-Xhelili thotë se LDK-ja është në bisedime me Osmanin: Jemi shtëpi e hapur
Nënkryetarja e Lidhja Demokratike e Kosovës,
Lajme
Familja publikon portretin e babait me dy fëmijët që humbën jetën tragjikisht në Malishevë
Ngjarja tragjike që ndodhi nga shpërthimi