Arben Gashi, LDK-ja nuk ka pasë kurrë fatin me u turpëru deri në këtë nivel, por ja që sot ti e bëre realitet.
Dimal Basha prej mëngjesi deri në mbrëmje nuk ka lanë fjalë të zezë pa ja thënë partisë tënde, e ti prap ia çon dorën me votu për kryeparlamentar.
Ky nuk është kompromis, ky është përulje, tradhti ndaj çdo votuesi të LDK-së që e ka mbajtë gjallë këtë parti me dekada.
Ti që e mban veten “shef” i grupit parlamentar, sot tregove që s’je as hije e politikanit që dikur përfaqësonte LDK-në.
Sepse kur një deputet e voton një njeri që e shan partinë e tij pa mëshirë, nuk është më politikë, është nënshtrim.
LDK-ja dikur ka nxjerrë prijës që kanë mbrojtë shtetin, sot me ty po bie në nivelin më qesharak, tu u bo vegël e Dimal Bashës.
Sot nuk e ulët vetëm veten, por gjithë LDK-në e ke futë në thes me një figurë që nuk ka as kredibilitet, as përkrahje.
Arben, ky është fundi i politikës kur njeriu nuk ka as qëndrim, as shtyllë, as karakter por vetëm frikë mos mbetet pa karrige.
Të tjera
Aktuale
Në Ferizaj ka vdekur një 58-vjeçar, dyshohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit nga kati i katërt
Sot rreth orës 09:20, policia ka
Aktuale
Thellohet deficiti tregtar, eksporti mbulon importin me vetëm 12.7 për qind
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme
Aktuale
OVL e UÇK-së: E pafalshme që Kuvendin ta drejtojë fyesi i UÇK-së
Organizata e Veteranëve të UÇK-së e