Gruaja e ish-policit Arbnor Spahiu që u arrestua muaj më parë në Serbi, bën thirrje për ndihmë financiare

Arjeta Spahiu, bashkëshortja e ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, i arrestuar muaj më parë në Serbi nën akuza të fabrikuara, ka bërë thirrje publike për ndihmë financiare.

Ajo ka shpërndarë një apel në rrjetet sociale, duke kërkuar mbështetje për përballimin e shpenzimeve gjyqësore.

Në thirrjen e saj, Jeta Spahiu thekson se familja është përballur për muaj të tërë me një situatë të rëndë e të kushtueshme dhe se rritja e shpenzimeve i ka çuar në pikën ku nuk mund t’ia dalin më. Ajo apelon tek bashkëkombësit, të afërmit dhe miqtë që të kontribuojnë, duke theksuar se çdo ndihmë, sado e vogël, ka vlerë të madhe në këtë betejë për drejtësi.

Sipas saj, të gjitha kontributet do të shkojnë drejtpërdrejt për mbulimin e kostove gjyqësore dhe shpenzimeve të avokatëve.

Ndihmat financiare mund të derdhen në llogarinë bankare të bashkëshortes së Arbnorit, Arjeta Spahiu, në Raiffeisen Bank Kosovo:

IBAN: XK051507011002518930

Emri: Arjeta Spahiu

SWIFT: RBKXKPRXXX

“Shpresojmë që me mbështetjen tuaj të vazhdojmë këtë rrugë drejt së vërtetës dhe lirimit të Arbnorit. Vetëm së bashku mund ta përballojmë këtë sfidë”, thuhet në apelin e saj.

Familja e falënderon publikisht të gjithë ata që deri më tani kanë treguar solidaritet dhe kurajë, duke theksuar se çdo ndihmë është një shpresë më shumë për drejtësi.

Të tjera