Kryetarja e Guxo, Donika Gërvalla, ka folur për fushatën zgjedhore, synimet e kësaj partie, si dhe zhvillimet politike në vend, përfshirë edhe pozitën e presidentit të Kosovës.
Gërvalla u pyet për një situatë, që mund ta çojë vendin në zgjedhje, në rast se presidentja Vjosa Osmani, nuk rizgjidhet sërish në këtë pozitë.
Sipas saj, ish-partitë opozitare nuk kanë dhënë shenja që nuk do ta votojnë Osmanin.
“Ti mendon që opozita nuk do të na i jep votat për presidenten Osmani. Unë nuk po shoh sinjale deri tash, ose të paktën nuk e kam dëgjuar ta thonë publikisht, që opozita nuk ka votë për presidenten Osmani. Nëse nuk e votojnë, na duhet një shpjegim para qytetarëve.” – tha Osmani në Klan Kosova.
Por a mund të ketë zgjedhje vitin e ardhshëm, për këtë çështje, edhe nëse VV këtë herë i merr 50%?
Gërvalla thotë se tash është një situatë krejt tjetër, duke përmendur një ‘mandat të fuqishëm’.



Të tjera
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në
Lajme
Kica i reagon Kurtit për “diellin dhe shiun”: Moti e kam kuptu qe ky zgjidhjet i pret nga qielli
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
Gola në Këshill të Evropës: Banjska është e vërteta e pakëndshme me të cilën Serbia do të përballet herdokur
Ish-Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian