Arjeta Spahiu, bashkëshortja e ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, i arrestuar muaj më parë në Serbi nën akuza të fabrikuara, ka bërë thirrje publike për ndihmë financiare.
Ajo ka shpërndarë një apel në rrjetet sociale, duke kërkuar mbështetje për përballimin e shpenzimeve gjyqësore.
Në thirrjen e saj, Jeta Spahiu thekson se familja është përballur për muaj të tërë me një situatë të rëndë e të kushtueshme dhe se rritja e shpenzimeve i ka çuar në pikën ku nuk mund t’ia dalin më. Ajo apelon tek bashkëkombësit, të afërmit dhe miqtë që të kontribuojnë, duke theksuar se çdo ndihmë, sado e vogël, ka vlerë të madhe në këtë betejë për drejtësi.
Sipas saj, të gjitha kontributet do të shkojnë drejtpërdrejt për mbulimin e kostove gjyqësore dhe shpenzimeve të avokatëve.
Ndihmat financiare mund të derdhen në llogarinë bankare të bashkëshortes së Arbnorit, Arjeta Spahiu, në Raiffeisen Bank Kosovo:
IBAN: XK051507011002518930
Emri: Arjeta Spahiu
SWIFT: RBKXKPRXXX
“Shpresojmë që me mbështetjen tuaj të vazhdojmë këtë rrugë drejt së vërtetës dhe lirimit të Arbnorit. Vetëm së bashku mund ta përballojmë këtë sfidë”, thuhet në apelin e saj.
Familja e falënderon publikisht të gjithë ata që deri më tani kanë treguar solidaritet dhe kurajë, duke theksuar se çdo ndihmë është një shpresë më shumë për drejtësi.



Të tjera
Aktuale
Osmani nga Davosi: SHBA-të vlerësojnë Kosovën me Bordin e Paqes
Vlerësim për Kosovën dhe paqen e
Aktuale
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës
Aktuale
‘Rekordmeni’ i PDK-së “ngjynë” edhe në Malishevë
Devijimet dhe dyshimet për vjedhje votash