Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar tubim në lagjen “Kodra e Trimave”, të Prishtinës.
Lumir Abdixhiku ka thënë se Vranjevci po flet qartë në mbështetje të LDK-së.
“Kjo është Kodra e Trimave. Kjo është Prishtina. Kaq mjafton! Vranjevci po flet qartë. Sonte na la të gjithëve pa fjalë. Me 28 dhjetor, Vranjevci dhe Prishtina mbështesin LDK-në fort, Dega I e Prishtinës në listën e LDK-së përfaqësohet nga kandidatë të dëshmuar, me përvojë institucionale, angazhim qytetar dhe përkushtim ndaj arsimit, qeverisjes lokale dhe jetës politike. Numër 37 Ismet Beqiri, numër 50 Fadil Aliu, numër 51 Besë Prestreshi dhe numër 108 Nafie Rusinovci”, ka shkruar Abdixhiku. /Gazeta Express



Të tjera
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në
Lajme
Kica i reagon Kurtit për “diellin dhe shiun”: Moti e kam kuptu qe ky zgjidhjet i pret nga qielli
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
Gola në Këshill të Evropës: Banjska është e vërteta e pakëndshme me të cilën Serbia do të përballet herdokur
Ish-Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian