Gazetari Vullnet Krasniqi ka reaguar ashpër pas publikimit të lajmit se Valon Syla është denoncuar për dhunë ndaj të dashurës së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shprehur tronditjen e tij duke thënë se është i shokuar, veçanërisht si dikush që vetë ka qenë viktimë e dhunës.
Ai thekson se për shkak të profilit publik të Sylës, viktima ka nevojë për më shumë mbrojtje dhe përkrahje, sidomos kur dhuna ndodh brenda familjes. Vullneti kritikon disa kolegë që, në vend se të qëndrojnë në anën e viktimës, i dërgojnë mesazhe mbështetëse dhunuesit, me arsyetimin se “je viktimë dhe të mbrojmë publikisht, përderisa dhunuesi nuk është figurë në media”.
“Ky është gabim i madh,” shkruan ai. “Si gazetarë dhe si media, shpesh jemi adresë kryesore për mbrojtjen e viktimave, dhe kur kemi të bëjmë me figura publike, ndikimi ynë është edhe më i madh.”
Në fund, Krasniqi shprehet se është detyrë morale e secilit të flasë hapur kundër dhunës brenda familjes, duke e quajtur këtë një nga fenomenet më të tmerrshme të shoqërisë sonë.




Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Bresje
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Muja miraton dy vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e qumështit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë
Lajme
Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një sërë vendimesh e ndanë mjete buxhetore
Qeveria në detyrë e Republikës së