Kader Kicaj, një nga personazhet më të komentuara të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, duket se po ndërmerr një hap të ri në karrierën e saj, këtë herë në fushën e aktrimit.
Së fundmi, ajo është parë në një foto të publikuar në Instagram nga aktori i njohur Rifat Smani. Kaderi shfaqet e veshur tërësisht në të zeza, me një stil më serioz, krejt ndryshe nga imazhi i saj i zakonshëm që jemi mësuar të shohim gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë dhe në rrjete sociale, shkruan “Kosovarja”.
Edhe pse nuk ka pasur ende një konfirmim nga vetë Kaderi, amja e saj e re dhe prania në një story pranë një aktori sugjerojnë një përfshirje të mundshme në botën e artit skenik.

Mbetet të shihet nëse ish-banorja do ta konfirmojë angazhimin e saj të ri.



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore