Shirat e dendur dhe erërat e forta vranë të paktën 27 njerëz, përfshirë tetë fëmijë, në veriperëndim të Pakistanit, thanë zyrtarët të dielën.
“Të paktën 12 njerëz humbën jetën kur çatitë dhe muret e shtëpive të tyre u shembën”, tha për AFP zëdhënësi provincial i menaxhimit të fatkeqësive, Taimur Ali Khan.
Rrezikuan të mbyteshin, shpëtohen 100 emigrantë nga policia bregdetare në Greqi
Stuhitë goditën katër rrethe të provincës Cyber Pakhtunkhëa të shtunën.
Pesëmbëdhjetë njerëz vdiqën në rrethin Banu, duke përfshirë pesë vëllezër e motra nga mosha dy deri në 11 vjeç.
Më shumë se 140 persona u plagosën. /Botapress.info/