Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Shtrubullovë të Drenasit, ku një person ka humbur jetën tragjikisht.
Burimet brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas kanë bërë me dije se 25-vjeçari ishte dërguar atje pa shenja jete me ç’rast është konstatuar vdekja nga stafi shëndetësor.
Gazeta mëson se lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë dëshmitë e dëshmitarëve të rastit, të cilët kanë deklaruar se i ndjeri duke tentuar të hip në rimorkion e kamionetës së ngarkuar me dru, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka marrë lëndime në kokë.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’./Botapress.info/