Investimi në njësi monetare dixhitale është bërë trend te qytetarët të cilët japin shuma të majme parash për kriptovaluta që supozohet të funksionojnë si sisteme pagesash te pavarura. Por tregu është i mbushur me persona të cilët zhvatin kriptomonedha përmes profileve e aplikacioneve të ndryshme.
“Videot tregojnë kush i zhduku mostrat e Deharit”, MD e gjuan topin te Abazi
Një rast i mashtrimit ka ndodhur së fundi në Mitrovicë, ku një person dyshohet se ka vjedhur identitetin e një 23-vjeçari.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari me identitetin e viktimës ka mashtruar dy persona tjerë, të cilëve u ka marrë kriptovaluta në vlerë të mbi 3 mijë eurove.
Pas denoncimit të rastit në Polici, i dyshuari është identifikuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, 22-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mashtrim’ dhe ‘Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes’.