Punëtorët e kompanisë “Ferronikeli” do të protestojnë të martën para Qeverisë së Kosovës. Sipas njoftimit të Sindikatës së Pavarur të “Ferronikelit”, protesta do të fillojë nga ora 12:00.
“Kjo është protesta e dytë, pas asaj të 28 tetorit, që mbahet për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës zgjidhje për kthimin në punë të mijëra punëtorëve të kompanisë, të cilët mbetën pa punë nga 8 tetori, kur u ndal prodhimi në “NewCo Ferronikeli” si pasojë e krizës energjetike”, thuhet në njoftim./Botapress.info/