Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) janë njoftuar nga Policia e Kosovës për një rast të gjuajtjes më armë zjarri në Ferizaj e ku dyshohet se ishte përfshirë edhe një zyrtar policor.
Me të pranuar informacionin IPK thotë se hetuesit e saj kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me shumë njësi të tjera policore si dhe prokurorin kujdestar.
Incidenti ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në fshatin Bibaj të Ferizajt në një restaurant ku ishte duke u mbajtur një ceremoni dasme.
“Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se zyrtari policor i dyshuar në këtë rast kishte shkuar në këtë lokacion dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë. I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) pas kryerjes së veprës penale është vet-dorëzuar në Stacionin Policor të Ferizajt ku edhe ka dorëzuar armën zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast”, njofton IPK.
I dyshuari është arrestuar (dhe suspenduar) dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitet tjera policore kanë deklaruar se do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij incidenti të rëndë.



Të tjera
Lajme
Dekretohet ligji për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes
Është dekretuar ligji për ratifikimin e
Aktuale
Aktakuzë për togerin e Policisë së Kosovës, dyshohet që deri më 17 korrik 2025 ka spinuar për BIA-n serbe
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Aktuale
Osmani ia merr Vetëvendosjes këtë deputete për zgjedhjet e 7 qershorit
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka