Dega e pare e LDK-se ka bere nje reagim publik ne perkrahje te lidershipit te LDK-se ne Kosove.
REAGIM PUBLIK
Të nderuar anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë të LDK-së,
Në cilësinë time si Kryetar i Degës së Parë të LDK-së në Zvicër, i zgjedhur nga Kuvendi i Degës, dua të sqaroj se përfaqësimi im është plotësisht legjitim dhe në përputhje me Statutin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Takimi i mbajtur nga Dega është zhvilluar me pjesëmarrjen e mbi 70% të përfaqësuesve të Degës, ndërsa qëndrimet dhe vendimet e dala nga ai takim janë marrë me shumicë të qartë të të pranishmëve.
Prandaj, çdo përpjekje për ta paraqitur këtë qëndrim si personal apo jozyrtar nuk qëndron. Si Kryetar i Degës, kam përgjegjësinë dhe legjitimitetin të përfaqësoj vendimet e organeve të Degës, ashtu siç përcaktohet me rregullat dhe statutin e LDK-së.
Dega e Parë e LDK-së në Zvicër mbetet e përkushtuar ndaj unitetit, përgjegjësisë institucionale dhe mbështetjes së lidershipit të LDK-së në rrugën përpara, gjithmonë në shërbim të forcimit të partisë dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Me respekt,
Ramadush Emini
Kryetar i Degës së Parë të LDK-së në Zvicër
See less



Të tjera
Aktuale
“Ka shumë për t’i dhënë vendit”, Joseph takon Osmanin
Profesori amerikan Edward
Lajme
Dega e Parë e LDK-së në Zvicër në përkrahje të lidershipit të LDK-së
Dega e pare e LDK-se ka
Aktuale
Terras nga Prishtina: E ardhmja e Kosovës është në BE, por duhen reforma
Raportuesi për Kosovën në Parlamentit