• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Zvicra kap kosovarin që kishte hyrë ilegalisht dhe punonte pa letra, e dëbon

nga Bota Press
7 Korrik, 2022
në Diaspora, Lajme
ShareShareShare

Gjatë një kontrolli të trafikur, policia ka kapur një person, i cili, megjithë ndalimin që kishte për të hyrë në Zvicër po qëndronte këtu dhe punonte në skele (ndërtimtari) pa leje pune. Ai është arrestuar, gjobitur dhe dëbuar.

Në mbrëmjen e së hënës (27.06.2022), një patrullë policie në komunën Cham të Kantonit të Zug-ut ka ndaluar një furgon transporti dhe me atë rast ka kontrolluar tre personat që ndodheshin aty, transmeton albinfo.ch. Policia ka zbuluar se njëri prej tyre kishte një ndalim hyrjeje në Zvicër që ishte i vlefshëm deri më 30 korrik 2024.

27-vjeçari kosovar megjithatë ka hyrë në Zvicër më 4 qershor 2022 me tren nga Italia. Ai ka deklaruar gjithashtu se kishte punuar si punëtor në skele, pa pasur lejen e detyrueshme të punës, shkruan policia e Kantonit të Zugut në një komunikatë të saj..
Ai u arrestua dhe u dënua me gjobë nga gjyqtari me procedurë të shkurtër i prokurorisë publike të kantonit Zug për shkelje të rregulloreve të hyrjes, qëndrim të paligjshëm të qëllimshëm në Zvicër dhe punësim të paautorizuar.

Më tutje atë e ka dëbuar nga Zvicra Zyra e Migracionit e Kantonit të Zugut. Më saktë ai është deportuar në vendin e tij, Kosovë, të premten e kaluar (1 korrik 2022), përcjell albinfo.ch. Ndalimi i hyrjes për Zvicrën dhe vendet e Shengenit është zgjatur edhe për dy vjet, deri në fund të korrikut të vitit 2026.

Punëdhënësi i tij jashtë kantonit është gjithashtu përgjegjës. Ai akuzohet për shkelje të ligjit për të huajt dhe integrimin. /albinfo.ch

Të ngjashme

Kosovë

E trishtë: 12-vjeçarja në Prizren sulmohet seksualisht, arrestohet 33-vjeçari që bashkëjetonte me nënën e saj

nga Bota Press
8 Gusht, 2022
Kosovë

Prizren: E gërditshme: Miu në afërsi të produkteve ushqimore në “Viva Fresh”

nga Bota Press
8 Gusht, 2022
Kosovë

Pacienti kërcënon me armë zjarri stafin shëndetësor të Klinikës së Psikiatrisë, ndërhyn policia

nga Bota Press
8 Gusht, 2022
Kosovë

Kjo është gjendja në Parkun e Gërmisë një ditë pas Festivalit “Sunny Hill”

nga Bota Press
8 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • E trishtë: 12-vjeçarja në Prizren sulmohet seksualisht, arrestohet 33-vjeçari që bashkëjetonte me nënën e saj
  • Prizren: E gërditshme: Miu në afërsi të produkteve ushqimore në “Viva Fresh”
  • Pacienti kërcënon me armë zjarri stafin shëndetësor të Klinikës së Psikiatrisë, ndërhyn policia
  • Kjo është gjendja në Parkun e Gërmisë një ditë pas Festivalit “Sunny Hill”
  • FBI zbarkon në Tiranë, kjo është arsyeja

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.