Këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, Jeton Zulfaj, në një intervistë në RTK ka folur për ngërçin e çështjes së zgjedhjes së presidentit. Zulfaj ka thënë se LVV i ka votat për president dhe sipas tij partitë opozitare duhet të marrin pjesë në Kuvend, qoftë duke votuar edhe kundër, shkruan Gazeta Express.
“Votat për presidentin janë. Vetëm duhet pjesëmarrja. Nuk ka arsye që të bllokohet qeverisja dhe të tentohet që rezultati i zgjedhjeve në kutia të përmbyset përmes bojkotit”, ka thënë Zulfaj, raporton Express
“Duhet të ketë reflektim, të besh opozitën në Kuvend, të perfundojë mandati, që në zgjedhjet e ardhshme të kesh material për rritje. Duhet reflektim prej opozites. Spo ju lypet vota për. Këtë vit po bllokojnë duke mos marrë pjesë në votim”, ka shtuar ai.
“Duhet të jesh në Kuvend ta shprehesh mendimin, për, kundër ose abstenim. Le të vijnë e të votojnë kundër. Çoje doren sa me lartë që të të shohin që po voton kundër”, ka thënë Zulfaj në RTK.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar