Në mbledhjen e sotme të ZRRE-së është aprovuar shtrenjtimi i rrymës prej 16.1 përqind.
Kjo ka qenë mbledhja e katërt me radhë e bordit, ku edhe është bërë aprovimi i tarifave të shtrenjtuara.
Kësisoj nga 1maji i këtij viti qytetarët do të paguajnë rrymën me shtrenjtim prej 16.1%.
Caktimi i tarifave për 2025-2026 u bë pasi që më 11.04.2025 ZRRE vendosi që qytetarët e Kosovës të paguajnë rreth 16% më shtrenjtë energjinë elektrike të cilën e shpenzojnë.
ZRRE ka bërë me dije se rritja është për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.
Një protestë u mbajt po atë ditë për ta kundërshtuar këtë vendim, derisa janë paralajmëruar edhe të tjera.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
Hap pas hapi, arratisja si nëpër filma e Taulant Tomës nga burgu në Milano
Mediat italiane kanë zbuluar detaje nga
Aktuale
OEK dorëzon kallëzim penal ndaj Bordit të ZRRE-së për dëmtim të bizneseve
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka
Aktuale
Alarm për lirinë e mediave në vend: Kosova renditet e 99-ta në botë
Përditësimi i fundit i “Reporterëve pa