Bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, ka reaguar pasi publikimit të shpenzimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, transmeton Gazeta Botapress.info
Në shpenzimet e publikuara, del që Osmani ka shpenzuar mijëra euro në karburante për udhëtim në kohën sa ishte deputete, madje Osmani këto shpenzime i ka bërë në kohën sa jetonte në Prishtinë.
“Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë. Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork $1.200 në Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin $50 për person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijera dollarë). Bileta avioni First Class e rrallë herë Business Class. Për Economy as që flitej. Ju nuk keni lënë gjë publike pa keqpërdorë. Dhjetëra miliona euro keqpërdorime të qytetarëve përmes të cilave keni blerë televizione, portale e paguani ‘qepues’ për t’u munduar ta njollosni punën e ndershme të Presidentes. Për juve shteti është vetëm mjet për mbrojtjen e interesave biznesore e kriminale. Kaq!”, shkruan Sadriu.
Më poshtë reagimi i tij. /Botapress.info/