Avni Zogiani nuk po bëhet rehat në pozitën e zëvendësministrit. Vetëm pas gjashtëmuajve, atij i është ndërruar ministria.
Nga pozita e Zëvendësministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës., kryeministri Albin Kurti e ka “hedhur” atë në një ministri tjetër.
Zogiani nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është dërguar në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.
Demokracia.com ka siguruar vendimin për emërimin e tij si zëvendës të Hekuran Muratit.
Ky është vendimi:
Zogiani ka shërbyer në Ministrinë Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, nga 1 maji i këtij viti.
Në pozitën në të cilën është emëruar Zogiani, deri sot ka qenë Resul Makreshi, i cili me vendim të Kurtit është dërguar në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Demokracia.com ka siguruar edhe vendimin për emërimin e Makreshit në MINT. /Botapress.info/