Sipas Zogajt, pas një viti, i vetmi njeri i famshëm e që po e mbështetë këtë qeveri është Tomë Gashi, një njeri që ushtroi dhunë ndaj një qytetari në sheshin e Prishtinës.
“Para 1 viti, Kurti premtonte qe “prokurori/kryeprokurori do te jete njeriu me i famshem ne Kosove”. E pas 1 viti, i vetmi njeri i famshem, e qe e mbeshtete kete qeveri eshte Tome Gashi, nje njeri qe ushtroi dhune ndaj nje qytetari ne sheshin e Prishtines”, ka shkruar Zogai.
Ai ndër të tjera shtoi se “ndoshta ne këtë listë të të famshmes është edhe Donika Gervalla me lapsuset e saj.
Kujtojmë që Oda e Avokatëve të Kosovës e ka vërtetuar dënimin me gjobë në vlerë 2 mijë e 500 euro ndaj avokatit Tomë Gashi lidhur me rastin e shkelmimit të lypsarit dhe kartonit ku ai mbante paratë e grumbulluara./Botapress.info/