Zyra Kombëtare e Auditimit ka kërkuar mbi 654 mijë euro buxhet shtesë nga shuma e përgjithshme e paraparë në Projetkligjin për Buxhetin e vitit 2026.
Kjo pasi nga kjo zyre thanë se duhet të rekrutojnë staf shtesë e po ashtu u duhet buxhet edhe për mallra, shërbime e kategori tjera.
“Këto 10 pozita të reja kemi kërkuar t’i mbulojmë për auditimin e fondeve të BE-së”, ka sqaruar drejtori i përgjithshëm i ZKA-së, Safet Berisha.
Kërkesa e kësaj zyre është duke u shqyrtuar në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave. Kryesuesi i komisionit, deputeti i PDK-së, Arben Mustafa paraqiti kërkesën e ZKA-së dhe projeksionet e parapara për sivjet.
“ZKA ka kërkuar 654 mijë e 18 euro buxhet shtesë nga ajo që është paraparë. ZKA ka 185 punëtorë dhe ka në planifikim edhe 10 punëtorë shtesë. 2 milionë e ka buxhetin për paga dhe mëditje. Po ashtu kërkesa e tyre është edhe për mallra dhe shërbime, shpenzime komunale, shpenzime kapitale”, ka deklaruar Mustafa.
Anëtarët e komisionit nga radhët e LVV-së kërkuan që në këtë fazë të mos bëhen ndryshime në buxhet.
Sipas tyre, kërkesat e institucioneve publike mund të përfshihen në buxhet kur të bëhet rishikimi i tij muajin e ardhshëm.
“Kërkesa është e arsyeshme. Në këtë fazë do të kemi shume kërkesa nga shumë organizata buxhetore. Në këtë fazë, kryesisht janë kërkesa që kanë të bëjnë me paga e mallra dhe shërbime te cilat akomodohen brenda buxhetit shumë lehtë kur të bëhet rishikimi i buxhetit. Prandaj në këtë fazë mendoj se nuk duhet të bëjmë ndryshime në buxhet pasi edhe ashtu seanca është nesër. Për shkak se muajin tjetër do të nisë rishikimi i buxhetit dhe të gjitha kërkesat mund të përfshihen në buxhet”, ka deklaruar deputeti i LVV-së, Hysen Durmishi.
Mirëpo këtë e kundërshtuan deputetë të opozitës.
“Kërkoj me kujdes të shqyrtojmë kërkesat e tyre. Këto janë në përputhje me Ligjin e Pagave e rregullore tjera. Nëse këtyre ju ndalim këtë mundësi, në fund të vitit ne kemi me qenë përgjegjës për mosrealizimin e planit të ZKA-së. Unë besoj që sot ose duhet ta miratojmë kërkesën e tyre ose mazhoranca të marrë zotim, që këto të shkojnë përpara”, ka deklaruar deputëti i LDK-së, Avdullah Hoti.
Edhe nga PDK kërkuan që sot të miratohet kërkesa e Zyrës Kombëtare të Auditimit. Mirëpo, me 3 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, kërkesa e Zyrës Kombëtare të Auditimit nuk u miratua.



Të tjera
Uncategorized
Τα Καλύτερα Παιχνίδια Καζίνο στο Gxbet που Πρέπει να Παίξετε Σήμερα
Στο άρθρο αυτό θα ανακαλύψετε τα
Uncategorized
Waarom live casinospellen bij Igo Bet een authentieke ervaring bieden
In dit artikel bespreken we waarom
Aktuale
Grekët i bëjnë jehonë rezolutës, kongresmenët kërkojnë edhe mbështetjen e Athinës për Kosovën në NATO
Tre kongresmenë amerikanë kanë iniciuar një