Një lokal në sheshin “Shadërvan” në Prizren është kapluar nga flakët gjatë ditës së sotme.
Sinjalizues të Gazetës kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për lokalin “Zamba”, të cilët kanë dërguar disa pamje nga momenti kur lokali ishte i përfshirë nga flakët.
Drejtori i shkollës tregon se qeni i sulmoi nxënësit dhe tentoi të futej brenda shkollës
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas Bytyqit, zjarri ka ndodhur rreth orës 13:15 dhe dyshohet se ka ardhur nga instalimi elektrik.
“Sot me date 23.06.2023 rreth orës 13:15 është raportuar për një incident zjarri. Është raportuar se një kafiteri ne sheshin “Shatërvan” në Prizren ka shpërthyer zjarri, dyshohet se zjarri ka ardhur nga instalimi elektrik. Nga zjarri nuk ka pas të lënduar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë dal të gjitha njësit relevante të policisë si dhe zjarrfiksit. Zjarri është lokalizuar ndërsa rasti mbetet nën hetime”, ka thënë Shaqiri./Botapress.info/