Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka shpërthyer pasditen e së dielës në fshatin Rakaj, përballë Restorantit “Parku”, përgjatë magjistrales Kaçanik–Ferizaj, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe panik tek banorët.
Sinjali mëson ekskluzivisht se rreth orës 19:00 të datës 03.08.2025, Policia është njoftuar për një zjarr afër lokalit të lartcekur. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e zjarrfikësve, patrullat policore, si dhe Njësia e Hetimeve të SP Kaçanik, ndërkohë që është njoftuar edhe KEDS, për ndërprerjen e energjisë elektrike në zonë, për të parandaluar rrezik të mëtejmë.
Sipas burimeve të Sinjalit, zjarri dyshohet se ka nisur nga djegia e disa gomave të vjetra, të cilat ndodheshin jashtë lokalit, por më pas flakët janë përhapur dhe kanë përfshirë një gomisteri në funksion, një pjesë të një lokali tjetër, si dhe një pjesë të një shtëpie përreth.
Si pasojë e zjarrit, viktima XH.P ka raportuar për dëme materiale, të cilat paraprakisht vlerësohen në rreth 10.000 euro.
Lidhur me rastin, është kontaktuar Prokurori kujdestar në PTH-Ferizaj, i cili ka urdhëruar që të iniciohet procedura penale për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Rasti është nën hetim dhe Policia po punon për identifikimin e personit të dyshuar.



Të tjera
Showbiz
Lottie “çmend” rrjetin me bikini provokuese gjatë pushimeve luksoze në Dubai
Lottie Tomlinson u shfaq me bikini
Aktuale
Bedri Hamza: Kërkoj rinumërim të plotë të votave, pa vonesë
Bedri Hamza ka kërkuar rinumërim të
Lajme
Hapet afati për subvencione në blegtori dhe akuakulturë për vitin 2025
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit