Kosova renditet e 55-ta në botë në kategorinë e militarizimit në Indeksin Global të Paqes, i cili mat nivelin e militarizimit përmes shtatë treguesve kryesorë, përfshirë shpenzimet ushtarake në raport me Bruto Prodhimin e Brendshëm (BPB), numrin e personelit ushtarak për 100 mijë banorë, si dhe importet dhe eksportet e armëve konvencionale.
Sipas këtij indeksi, Kosova ka grumbulluar gjithsej 1.696 pikë, duke u renditur menjëherë pas Marokut që mban vendin e 54-të. Në rajon, Mali i Zi renditet më lart se Kosova, në vendin e 53-të.
Bosnja dhe Hercegovina renditet dukshëm më lart në këtë kategori, në vendin e 20-të, ndërsa Serbia pozicionohet në vendin e 86-të dhe Shqipëria në vendin e 88-të.
Në krye të listës së vendeve me shkallën më të lartë të militarizimit janë Izraeli, Koreja e Veriut, Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina. Në anën tjetër, vendet me nivelin më të ulët të militarizimit përfshijnë Islandën, Malajzinë, Butanin, Moldavinë dhe Slloveninë.



Të tjera
Lajme Opinione
Bardhyl Mahmuti për Goxhajn: Kush është ky faqezi, zëdhënësi i protestave në Tiranë?
Ish-përfaqësuesi politik dhe njëri
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë