Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se delegacionet e ekspertëve të të dy vendeve kanë zhvilluar takimin e dytë të grupit punues për çështjen e targave të automjeteve.
Lajçak thotë se delegacionet u angazhuan në mënyrë konstruktive dhe vazhduan shkëmbimin e mendimeve, ndonëse ka inkurajuar që të gjejnë një zgjidhje të përhershme për hir të qytetarëve të tyre.
“Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot për takimin e dytë të Grupit Punues për Targat në Bruksel. Delegacionet u angazhuan në mënyrë konstruktive dhe vazhduan shkëmbimin e mendimeve. I inkurajoj që të gjejnë një zgjidhje të përhershme për hir të qytetarëve të tyre”, shkroi Lajçak në Twitter, percjell Botapress.info