Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë një reagim pas situatës në veri dhe bllokimit të Merdares për hyrje-dalje, të martën mbrëma.
Sipas tij, thjesht duke thënë “deeskalim” nuk është e mjaftueshme, pasi shtoi se kjo është shumë e butë.
Madje, ai tha se “ne kemi nevojë që lidershipi amerikan të jetë specifik”.
“Këtu janë specifikat: Tani që Pantic është transferuar në arrest shtëpiak… Të gjithë serbët e arrestuar që protestonin në mënyrë paqësore duhet të lirohen, forcat speciale në veri duhet të respektojnë nenin 9 të Marrëveshjes së Brukselit dhe në të njëjtën kohë qeveria e Serbisë të kërkojë heqjen e barrierave”, shkroi ai në Twitter.