Javën që shkoi Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt, ish-zyrtarit në Ministrinë e Infrastrukturës Nebih Shatri dhe shefit të kabinetit të Pal Lekajt, Eset Berisha.
Por, ata pritet që të mos jenë zyrtarët e vetëm që lidhen me keqpërdorimin e 53 milionshit. Insajderi merr vesh që të martën Prokuroria Speciale ka intervistuar një zyrtar tjetër të lartë të Ministrisë së Infrastruktures.
B.T, është zyrtari tjetër i lartë i përfshirë në këtë skandal, që është paraqitur të martën në Prokurori, dyshohet se ai mbante pozitë të rëndësishme në qarkun e zyrtarëve kur u vendos për bartjen e plus 53 milionëve te kompania Bechtel&Enka.
Deri tash nuk dihet nëse i njëjti është intervistuar si i dyshuar apo si dëshmitar. Prokuroria madje nuk ka komunikuar në publik as për intervistimin e tij.
Ndryshe, javën ëe shkoi u ngrit aktakuza ku përfshihet ish-Ministri i Infrastruktures, Pal Lekaj e zyrëtarë të tjerë.Arsyeja thuhet se është ndarja e 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit apo e njohur ndryshe si autostrada “Arbën Xhaferi”.
Buxhet ky që ishte ndarë nga qeveria Haradinaj në qershor të vitit 2018.
LEXO EDHE KETE