Zhvendosjet demografike në Shtetet e Bashkuara gjatë dhjetë viteve të fundit kanë çuar në një riorganizim të rëndësishëm të numrit të ligjvënësve që do të përfaqësojnë disa shtete. Steve Redisch i Zërit të Amerikës shpjegon ndikimin politik që do të ketë shtimi apo ulja e numrit të ligjvënësve në disa shtete amerikane.
Në bazë të numrit të banorëve, caktohet numri i ligjvënësve që dërgon secili nga 50 shtetet amerikane në Dhomën e Përfaqësuesve. Ky proces zhvillohet çdo dhjetë vite pas numërimit të popullsisë përmes Zyrës Amerikane për Regjistrimin e Popullsisë.
Shtatë shtete, Kalifornia, Illinoi, Miçigani, Ohajo, Virxhinia Perëndimore, Pensilvania dhe Nju Jorku, do të humbasin nga një vend në Dhomën e Përfaqësuesve.