Zhdukja e mostrave të Deharit, Haxhiu tregon emrat e katër zyrtarëve të suspenduar

Janë pezulluar katër zyrtarë të Instituti të Mjekësisë Ligjore pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit. Kështu ka njoftuar ministrija e Drejtësisë në njoftim në Facebook, duke treguar edhe emrat e zyrëtarëve të suspenduar.

“Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

LEXO EDHE KETE

Prokuroria Speciale nis hetimet për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

 

Njoftimi i plotë:

Pezullohen nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore
Pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore/ Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve:
Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore
Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore
Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore
Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore
Vendimi ka hyrë në fuqi me 8.12.2022

Siç tha ministrja Haxhiu, kjo ishte vërejtur derisa po i bartnin mostrat nga frigoriferët e vjetër në ata të rinj. Ndërsa të gjitha rastet kanë kod dhe dikush nga jashtë nuk mund të ketë qasje brenda e që sipas saj dyshimet janë se këtë kanë mundur ta bëjnë zyrtarët që kanë qasje./Botapress.info/

ngjashme